-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në veri, policia e Kosovës shton përforcimet

Kryesoret

Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme nga bandat krimanle në veri, policia e Kosovës  ka kërkuar përforcime me mjete policore, ku mësohet se ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qira të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.

Bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi. Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private “All Stone Sh.p.k.”, me bazë në Obiliç është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit.

Sipas kontratës, Policia e Kosovës do të marrë me qira “makineri të rëndë” nga kompania “All Stone Sh.p.k”.

Të dhënat e publikuara në platformën shtetërore e-prokurimi, nuk tregojnë detaje mbi marrëveshjen mes palëve. Nuk dihet se cilat pajisje “makineri e rëndë” do t’i shfrytëzojë me qira Policia e Kosovës”, raportojnë mediat kosovare, ndërsa kanë publikuar dhe dokumentin e kontratës së nënshkruar nga Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit