Mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Novosellë në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë ka mbetur i vdekur 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Në lidhje me aksident është arrestuar një police, e cila do të mbahet në komisariat për 48 orët e ardhshme.
Ajo është ndaluar nën dyshimin se e ka shkaktuar aksidentin me vdekje.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se policja dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
“Pas marrjes se tretmanit mjekësor, personi që ka shkaktuar aksidentin me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të marrë veprime për sigurimin e prezencës se të pandehurës në procedurë penale. E ndaluara është zyrtare policore për aksidentin sot në Pejë”, ka thënë Nikçi.