-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Pele heq dorë nga klubi i ri për t’i qëndruar të atit afër në spital

Kryesoret

Gjendja shëndetësore e Peles sa vjen e keqësohet ndërsa familja e tij është bërë bashkë në spitalin e Sao Paolos për t’u lutur për legjendën e futbollit.

I biri i tij, Edinho ka hequr dorë nga klubi që do ta drejtonte, Londrina për t’i qëndruar afër kampionit të botës.

Pele është shtruar në spitalin “Albert Einstein Hospital” që nga 29 nëntori për shkak të komplikimeve që iu shfaqën nga kanceri në zorrë nga i cili është duke vuajtur prej kohësh.

Familja e tij është mbledhur në këtë spital me rastin e Krishtlindjeve, ndërsa ka falënderuar stafin mjekësor që po bën gjithçka për t’u përkujdesur për Pelen.

82-vjeçari gjithashtu vuan nga problemet në zemër dhe gjendja e tij shëndetësore është në përkeqësim.

E gjithë bota e futbollit po lutet për mbretin e futbollit, Pele.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit