-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Al Nassr flet në lidhje me transferimin e Ronaldos: Mediat spanjolle po gënjejnë

Kryesoret

Presidenti i Al Nassr, Musli Al-Muammar ka hedhur poshtë lajmet të cilat flasin për një transferim të yllit portugez, Cristiano Ronaldo në klubin arab para vitit të ri.

Media spanjoll “Marca” raportoi së fundmi se shumë shpejt Ronaldo do të kryejë vizitat mjekësore dhe do ta nënshkruajë kontratën me klubin nga Arabia Saudite.

Kontratë e cila do të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit.

Sidoqoftë duket se gjërat nuk janë aq afër sa raportohej deri më sot pasi Al-Muammar theksoi se shumica e lajmeve që qarkullojnë nga Spanja janë gënjeshtra.

“Raportimet për Ronaldon nuk janë të drejta dhe të vërteta dhe shumica prej atyre që janë shkruar nga mediat në Spanjë janë gënjeshtra”, deklaroi Al-Muammar.

Ronaldo pritet të marrë 75 milionë dollarë nga rroga që do ta ketë në Arabinë Saudite, kurse pjesën tjetër të përfitimeve do ta ketë nga marketingu.

Gjithashtu, 37-vjeçari pritet të bëhet ambasador i Arabisë Saudite një tentativë për të fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2030.

Ronaldo kaloi një vit të vështirë në fushën e blertë, ndërsa muajin e kaluar u nda me Manchester United.

Te Al-Nassr, Ronaldo mund të udhëhiqet nga trajneri Rudi Garcia, i cili në të kaluarën ka drejtuar klube në Evropë si Lille, Roma e Marseille.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit