Versioni “online” i “La Gazzetta dello Sport”, duke folur për merkaton e Milanit, është fokusuar tek emri i Armando Brojës, i lindur në vitin 2001, qendërsulmues shqiptar në pronësi të Çelsit.
Në fakt, për kuqezinjtë, 21-vjeçari përfaqëson një nga mundësitë për sulmin e skuadrës së StefanoPiolit në funksion të sezonit 2023-2024. Kjo sepse në verë Milani do të blejë patjetër një sulmues qendror.
Në fakt, OlivieZhiru do të mbushë 37 vjeç, teksa vazhdojnë dyshimet për Zlatan Ibrahimoviçin, të lidhura, para së gjithash, nëse ai do të vijojë apo jo karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe, së dyti, me kushtet e tij fizike.
Edhe Origi nuk po jep sinjale pozitive pasi ka koleksionuar vetëm 14 prezenca e shumica si zëvendësues sepse ka qenë vazhdimisht në infermieri për shkak të problemeve të ndryshme të natyrës muskulore.