-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vdekje nga corona virusi në 24 orë në Kinë, ekspertët dyshime për të dhënat e publikuara

Kryesoret

Qendrat e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan sot se 1 pacient ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19

Vdekje e cila rrit numrin zyrtar të vdekjeve nga pandemia e koronavirusit të ri në 5,242 që kur u shfaq në fund të 2019 në kombin gjigant prej 1.41 miliardë banorësh.

Në fillim të këtij muaji, politika “zero COVID, e cila ishte zbatuar që nga fillimi i vitit 2020, mori fund mes presionit ndërkombëtar dhe protestave më të mëdha të Kinës që kur presidenti kinez, Xi Jinping mori pushtetin në vitin 2012.

Ky ndryshim do të thotë që SARS-CoV-2 po përhapet i pakontrolluar në vend.

Megjithatë, vdekja e shpallur sot është e para në 7 ditë dhe kjo ka ngjallur dyshime tek ekspertët dhe qytetarët për besueshmërinë e të dhënave publike.

Shifrat e shpallura nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë nuk kanë asnjë lidhje me përvojën e shteteve me popullsi shumë më të vogël pasi kanë vendosur të rihapin ekonomitë e tyre.

Mjekët thonë se spitalet janë të mbushur plot duke trajtuar 5-6 herë ose më shumë pacientë se zakonisht, kryesisht të moshuar.

Ekspertët e huaj vlerësojnë se miliona infeksione nga virusi regjistrohen në baza ditore dhe parashikojnë që vdekjet të arrijnë nëse jo të kalojnë 1 milion në vitin 2023.

Megjithatë, autoritetet duken të vendosura për të hequr të gjitha masat, të alarmuara nga dëshpërimi i qytetarëve për pothuajse tre vjet bllokime të njëpasnjëshme.

Në një tjetër lëvizje të madhe për heqjen e kufizimeve kufitare që u festua nga tregjet aziatike të aksioneve sot, Pekini njoftoi mbrëmë se nuk do t’u kërkojë më udhëtarëve të karantinohen pas mbërritjes nga 8 janari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit