Zëdhënësia e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës duke u shprehur se ky konflikt nuk është larg shpërthimit në një shkallë më të gjerë.
“Përkeqësimi i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, ka thënë Zakharova.