-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtarët rusë të gatshëm të luftojnë kundër Kosovës, mbajnë anën e “vëllezërve” serbë

Kryesoret

Pjesëtarët rusë që kanë marrë pjesë në masakrën e Buchas në Ukrainë kanë konfirmuar se janë të gatshëm të shkojnë edhe në Kosovë për të ndihmuar grupet ekstresmiste serbe dhe ato ruse.

Sipas një njoftimi në Telegram thuhet se ata do të janë në krahë të vëllezërve serbë.

“Kam folur me një pjesëmarrës që ishte pjesëmarrës në sulmin e Kyivit, rrethimin e Buchas (ai tregoi se si Khokhlonazi më pas masakruan civilët atje) dhe Kherson. Në të njëjtën kohë kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Ai thotë se, nëse fillon konflikti në Kosovë, atëherë do të nxitojmë të vijmë atje. Luftoni për vëllezërit serbë”, përfundon njoftimi i Orlovi./ Express

Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë janë regjistruar mijëra vrasje të civilëve dhe përdhunime të kryera nga pjesëtarët e ushtrisë ruse të Vladimir Putin.

Pas çlirimit të disa qyteteve janë gjetur dhjetëra varreza masive.

Një prej vendeve ku u kryen vrasjet më mizore në Ukrainë është Bucha në afërsi të Kyivit ku forcat ruse nuk kanë kursyer askënd.

Trupat e pajetë të shpërndarë nëpër rrugë ishin fotografuar në kohën kur ky rajon ka qenë i okupuar nga trupat ruse, dëshmi se prapa kësaj masakre qëndron Kremlini./ Express

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit