-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iran/ Të paktën 100 protestues të burgosur përballen me dënimin me vdekje

Kryesoret

Një numër në rritje i protestuesve në Iran janë dënuar me vdekje ose ka të ngjarë të dënohen për pjesëmarrjen e tyre në protestat pas vdekjes së Mahsha Amini.

Në të gjithë vendin vlerësohet se të paktën 100 njerëz po përballen me dënimin me vdekje duke përfshirë pesë gra.

Shifra vjen nga njoftimet zyrtare apo raportimet e familjeve në rrjetet sociale. Në realitet ky numër mund të jetë edhe më i madh sepse familjeve u bëhet presion për të heshtur dhe ka shumë raportime për tortura fizike dhe psikologjike të të paraburgosurve.

Dy burra janë ekzekutuar tashmë në dhjetor për “armiqësi kundër Zotit”, pas gjyqeve simuluese. Të dy ishin 23 vjeç, raporton BBC.

Protestat u shkaktuan nga vdekja e 22-vjeçares Mahsha Amini në shtator, pasi ajo u arrestua për mungesë të hixhabit siç duhet.

Deri më sot, 476 njerëz janë vrarë gjatë protestave duke përfshirë 64 fëmijë dhe 34 gra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit