-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon sërish Serbia: Ushtria është gati

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha se Beogradi “është i gatshëm për marrëveshje”, por tha se tregon se kjo nuk nënkupton zhvendosjen e “vijave të kuqe”. Megjithatë, ai tha se ushtria serbe është “e gatshme për të kryer çdo detyrë”.

“Ju e shihni guximin dhe vendosmërinë në sytë e tyre për ta mbrojtur popullin tonë. Askush nuk është në luftë dhe askush nuk dëshiron konflikte, por ushtria serbe është e gatshme, e guximshme dhe e vendosur për ta mbrojtur vendin tonë. Shpresoj që askush të mos testojë nëse kjo është e vërtetë”, tha ministri i Vuçiqit.

Ai në televizionin publik serb tregoi se shefi i tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mbrëmë vonë u nis për t’i vizituar ushtarët në Rashkë dhe më pas për t’u takuar me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës atje.

“Ishte shumë dinamike. Ato bisedime mes presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të serbëve janë miqësore, por janë komplekse, sepse edhe rrethanat janë shumë sfiduese. Presidenti i njohu ata me të gjitha gjërat që Serbia po bën. Përfaqësuesit e serbëve e informuan për situatën në terren dhe çfarë i shtyu ata të shkojnë në atë lloj proteste paqësore dhe demokratike, siç janë barrikadat”, tha Vuçeviq.

Ai tregoi se Vuçiqi ka folur edhe me përafqësues të vendeve të QUINT-it dhe ku sipas tij, është kërkuar arritja e një marrëveshjeje politike.

“Serbia është e gatshme për një marrëveshje, por kjo nuk do të thotë të injorohen vijat e kuqe. Neve na takon të gjejmë një zgjidhje politike dhe në të njëjtën kohë ushtria dhe policia janë të gatshme ta mbrojnë Serbinë dhe të gjithë qytetarët e saj”, tha gjenerali serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit