Sot u arrestua në Korçë, ish-drejtoresha në Ministrinë e Turizmit, Viola Sterjo (aktualisht drejtoreshë Mjedisi në Bashkinë e Tiranës), e cila akuzohet për mashtrim. Hetimet kanë nisur dy vite më parë dhe sot janë finalizuar.
Gjithçka ka nisur nga denoncimet e qytetarëve në Korçë dhe Pogradec se Sterjo kur ishte drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit u kishte marrë shuma të mëdha me premtimin se do të ndikonte te AZHBR për përfitimin e fondeve.
Katër janë denoncimet kryesore. Qytetari i parë denoncoi se i kishte dhënë Sterjos 160 mijë euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro.
Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ia kthente shumën e lekëve të dhëna, por ajo nuk ia ktheu.
Denoncues i dytë deklaroi se i ka dhënë 57 mijë euro dhe 1 milion lekë, por as këtu nuk mbaroi punë.
Një qytetar nga Pogradeci tha se i kishte thënë dy herë 9 dhe 28 mijë euro, në mënyrë që të ndërhynte te AZHBR për të përfituar një grant prej 1.2 milionë euro për një bujtinë. Edhe këtu mashtroi.
Denoncimi i fundit ka qenë në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës nga një qytetar, i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe që donte të ndërtonte aty një hotel.
Ai kishte takuar Viola Sterjon, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant. Sërish i njëjti rezultat. Dhe në fund ish-drejtoresha u arrestua.
“Më jep 90 mijë Euro, të jap projektin”! Kjo është ish-drejtoresha që u arrestua (FOTO)