-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20 deri në 90 mijë € mashtrim! Arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit

Kryesoret

Arrestohet ish-drejtoresha në ministrinë e Mjedisit, aktualisht në bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo. 39-vjeçarja është arrestuar nga policia e Korçës ditën e sotme. Dy ditë më parë gjykata e Korçës vendosi masën arrest me burg për mashtrim.

Sterjo akuzohet se kur ishte në postin e drejtoreshës në ministrinë e Mjedisit përmes mashtrimit u ka marrë shuma të ndryshme parash disa qytetarëve me premtimin se do të ndikojë te zyrtarë të ndryshëm për të përfituar fonde nga AZHBR-ja. Bëhet fjalë për periudhën mars-nëntor 2020.

Dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë € duke u premtuar se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases Viola Sterjo 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti” mbyllet njoftimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit