Të dielën që lam pas një aksident fata i mori jetën një vogëlushi shqiptar i cili po luante futboll pas drekës së Krishtlindjeve.
Sipas mediave italiane fëmija i ndjerë quhej Oriel dhe ishte vetëm 8-vjeç i cili ndërroi jetë ditën e Krishtlindjes në Foggia të Italisë. Ai jetonte së bashku me familjen në Noicattaro, një provincë në Bari.
Fëmija u përplas nga një makinë që drejtohej nga një grua. Shoferja ka ndaluar që t’i japë ndihmën e parë të voglit, por 8-vjeçari vdiq disa orë më pas në spital.
Familja e Orielit sapo kishte përfunduar drekën e Krishtlindjeve kur ndodhi tragjedia. Të afërmit e vogëlushit njihen në Borgo Segezia.
“Janë njerëz të mirë. Të sjellshëm dhe punëtorë. Kur dëgjuam lajmin u frikësua se ishte një nga fëmijët që jeton në atë fermë. I njohim të gjithë ata. Jemi pak veta këtu. Na vjen keq për atë fëmijë dhe familjen e tij. Ata kishin ardhur atë ditë për të festuar, por u kthye në një tragjedi”, tha farmacisti i lagjes