Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se u dëshmua edhe njëherë që partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nuk ka alternativë.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se falë SHBA-së dhe BE-së u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, tha ai.