Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i tre të rinjve sot në Qafë Thanë, mes tyre një 28-vjeçare, Erisa Fero nga Pogradeci.
Në makinën që ajo po drejtonte nga Tirana për në Pogradec u gjetën 28 kg kanabis me orgjinë nga Shkodra dhe destinacion Maqedoninë.
Fero rezulton se është pjesë e PS-së dhe madje e paditur nga KQZ, pasi rezultoi se në qendrën ku ka marrë pjesë si numëruese u ka hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit të 2021.
Dy të tjerët që janë arrestuar janë Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K.
Basha kishte pjesën tjetër të detyrës, që drogën që Fero solli nga Tirana në Pogradec ta transportonte drejt Maqedonisë.
Dy vëllezër janë shpallur në kërkim lidhur me këtë operacion, F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.
FOTO+VIDEO/ Me djalin e biznesmenit në makinë! Kjo është vajza që u kap me kanabis