-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Shqipëri- Angli: 50 të burgosur shqiptarë do të vuajnë dënimin e mbetur në vendlindje

Kryesoret

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për të marrë shqiptarët që vuajnë dënimin në Britani është zbuluar mbrëmjen e sotme nga media britanike, Daily Mail.

Marrëveshja parashikon që në fillim të janarit, Britania të dërgojë 50 të dënuar shqiptarë nga burgjet e saj për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare.

Në artikull thuhet se “kriminelët shqiptarë në burgjet britanike do të dërgohen në shtëpi për të vuajtur dënimin e tyre në një gjest vullneti të mirë për Vitin e Ri nga qeveria e Tiranës”.

Artikulli:

Pesëdhjetë të burgosur tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re. Dhjetë burrat e parë pritet të deportohen me avion çarter në transferta burg-më-burg gjatë javëve të para të janarit. Ky është një hap i parë nga të dy vendet për të nisur largimin rutinë të qindra kriminelëve shqiptarë të burgosur, duke kursyer miliona paund para të taksapaguesve në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke krijuar hapësirë në burgjet e tejmbushura.

Të gjithë të burgosurit e dërguar në shtëpi do të vuajnë dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar. Deri më tani, deportimet e Home Office në Tiranë përfshinin ose kriminelë që kishin mbaruar dënimet në Mbretërinë e Bashkuar ose njerëz që jetonin në Britani ilegalisht, shpesh pasi kalonin Kanalin me varka të vogla. Një burim i qeverisë shqiptare tha dje se bisedimet intensive mes Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja, kanë çuar në një pakt për transferimet e para në burgje. “Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10% të të huajve që vuajnë dënimin në burgjet angleze dhe të Uellsit. Në numërimin e fundit kishte më shumë se 1,336, numri më i madh i kriminelëve të huaj që ndodhen pas hekurave.
Megjithëse grupi i parë i të dëbuarve kanë rënë dakord të kthehen, marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar thotë se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen pa pëlqimin e tyre. Vendimet e gjykatës për ata që janë caktuar për largim janë dërguar në Tiranë sepse pakti thotë se Shqipëria duhet të marrë sigurinë se dënimi i tyre i përshtatet krimit të tyre përpara se të jepet drita jeshile për kthimin në atdhe.

Shqiptarët që vuajnë dënimet më të gjata në burg përfshijnë dy vrasës dhe tre “mbretër” të trafikut të drogës, të cilët aktualisht po vuajnë gjithsej 143 vite burgim, me një kosto për kuletën publike prej 6,864,000 £ në çmimet aktuale, pa marrë parasysh inflacionin e ardhshëm. Vrasësit e dënuar përfshijnë ish-punonjësin e garazhit, Koci Selamaj, 37 vjeç, që vuan dënimin më të gjatë mes 1,336 të burgosurve shqiptarë. Ai goditi për vdekje Sabina Nessa-n ndërsa ajo ecte nëpër një park në Londër në shtator 2021 dhe më vonë u burgos për 36 vite.
Një tjetër vrasës, Ali Qazimaj, 48 vjeç, nga Tilbury, Essex, u dënua me 35 vjet në 2017 për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjeç, gruaja e të cilit Sylvia, 69 vjeç, nuk u gjet kurrë.

Mes “lordëve” të drogës të burgosur janë Valjet Pepaj (32 vjeç) me 27 vjet burg, Erald Mema me 25 vjet burg dhe Sami Qerkini (57 vjeç) i dënuar me 20 vjet. Të gjithë, në të ardhmen pritet që të dëbohen drejt burgjeve shqiptare sipas marrëveshjes. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria arritën një marrëveshje fillestare për të kthyer të dënuarit shqiptarë në korrik 2021. Kuvendi në Tiranë ratifikoi paktin dy muaj më vonë. Por, sipas burimeve shqiptare, burokracitë penguan efektivitetin e marrëveshjes. “Ky pakt i ri bazohet në atë marrëveshje të vitit 2021”, shtoi një burim, i cili shpjegoi se dëbimet në burg do të përcillen me shpejtësi falë një premtimi të ri nga Mbretëria e Bashkuar për të shkëmbyer të dhëna gjyqësore. Ministria e Drejtësisë së Tiranës do të marrë informacion mbi vendimet e dënimit të kriminelëve shqiptarë dhe detajet e veprave për të cilat ata u shpallën fajtorë. “Ka përshpejtuar papritur procesin”, tha dje burimi i qeverisë shqiptare. Duke iu përgjigjur zbulimit, mbështetësi i konservatorëve, Lee Anderson tha: “Ky është një lajm i mrekullueshëm. Ne nuk i duam këta njerëz në burgjet tona dhe nuk i duam këta njerëz në vendin tone”. Dakordësia për paktin në fjalë vjen në mes të shqetësimeve në rritje për mbërritjet e shqiptarëve me gomone përmes Kanalit Anglez dhe lidhjet e tyre me bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit