Sulmuesi francez, Kylian Mbappe i siguroi mbrëmë fitoren Paris Saint-Germainit kundër Strasbourg me golin e shënuar nga penalltia në minutat shtesë.
Francezi mori ekipin në dorë pasi Neymar u ndëshkua me karton të kuq.
Ylli argjentinas, Lionel Messi mungoi pasi është ende në Argjentinë duke e festuar triumfin në Kupën e Botës.
Mbappe ka folur për lojtarin më të mirë të “Katar 2022” dhe për festimet provokuese të argjentinasve, ku vetë ai ishte më i sulmuari dhe ngacmuari.
“Kam biseduar me Messin pas lojës, e kam uruar sepse e arriti atë që e priste qe një jetë. Festimet e Argjentinës nuk janë një problem i imi, nuk i humbas energjitë me gjëra aq banale. Ajo që është vërtet e rëndësishme për mua është ta jap maksimumin. Tani pres Leon që të kthehet për t’i fituar ndeshjet dhe për të shënuar gola”, deklaroi Mbappe.