Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nëse shohin një lëng të gjelbër në tokë apo para derës së tyre.
Fjala është për një metodë të re vjedhjeje, që hajdutët përdorin për të hyrë më lehtë në një apartament apo shtëpi.
Ata përdorin një lëng për të thyer bravat e dyerve që mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
“Nëse shihni ndonjë lëng, lajmëroni menjëherë policinë. Sipas rezultateve të analizave të para bëhet fjalë për acid nitrik të koncentruar, një nga acidet minerale më të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lëngu nuk duhet të jetë domosdoshmërisht i gjelbër sepse ngjyra varet edhe nga materiali i bravës.
Mund të jetë edhe pa ngjyrë, e verdhë ose kafe, por më së shpeshti është e gjelbër, paralajmëron policia gjermane.
Deri më tani, policia ka regjistruar 31 krime vetëm në Berlin, në të cilat hajdutët kanë përdorur një lëng të rrezikshëm.
Wenn Sie im Zusammenhang mit einem Einbruch diese grüne oder eine ähnlich aussehende Flüssigkeit an Ihrer Wohnungs- oder Haustür feststellen:
Rufen Sie die #110. Berühren Sie die Flüssigkeit nicht, auch nicht mit Handschuhen.Alle Infos: https://t.co/AP8c3Xnx5g
^tsm pic.twitter.com/19bONBTGRR— Polizei Berlin (@polizeiberlin) December 27, 2022