KFOR-i ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës pas 20 ditësh që kishin bllokuar qarkullimin në disa rrugë kryesore.
Në një komunikatë për media thuhet se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.
Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, Rama: Shfaqja zgjati ca më shumë, fundi ishte po i njëjtë!
“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, thuhet në komunikatë.
Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon opozita dhe akuzon Kurtin!