Aktorja Olta Goixhari nuk ka pranuar të këmbejë asnjë fjalë me Zhaklina Gjollën, teksa të dyja ndodhen të mbyllura në shtëpinë e Big Brother VIP.
Zhaklinës i ra si sfidë të shkonte te Olta, pasi po luante me banorët e tjerë lojën ‘e vërtetë apo dënim’. Asaj iu dha detyra të shkonte tek Olta dhe t’i kërkontë të bënin paqe.
Por reagimi i Oltës ishte i prerë. Aktorja thjesht e pa ftohtë dhe nuk i foli.