Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një pjesë të mbuluar të autostradës pranë Seulit në Korenë e Jugut.
Imazhet e shpërndara nga mediat dhe rrjetet sociale treguan se pjesa e mbuluar e autostradës së ngritur – e cila është e mbuluar nga një strukturë e veçantë izoluese e zërit për të mbrojtur ndërtesat fqinje nga zhurma e trafikut të automjeteve – të përfshirë nga flakët.
Sipas një zyrtari zjarrfikës zjarri filloi kur një autobus u përplas me një kamion rreth orës 13:50 në pjesën e mbuluar të autostradës Guacheon.
Për shkak të trafikut të shtuar, automjetet patën vështirësi të largoheshin nga vendi i ngjarjes kur shpërtheu zjarri dhe u dëgjua shpërthimi.
Zjarri u përhap shpejt, por zjarrfikësit ishin në gjendje ta vendosnin atë nën kontroll, tha oficeri.
“Ne jemi duke kryer hetime brenda këtij departamenti në rast se ka viktima të tjera”, shtoi ai.
Sipas zyrtarit 37 persona janë lënduar.
At least 6 people reported to have died in expressway tunnel fire in Gwacheon, South Korea.
Initial findings showed the fire started after a bus and a truck collided. It quickly spread to the tunnel, causing massive clouds of smoke.pic.twitter.com/Ir1ydXawEz
— Raphael Rashid (@koryodynasty) December 29, 2022