-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Shkodra: Veriu i diskriminuar, qeveria e trajton më keq se edhe pushtuesit!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte dje i pranishëm në një drekë të organizuar nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia. Në nisje të këtij organizimi, Berisha mbajti dhe një fjalë, teksa parashtroi objektivat e Partisë Demokratike për vitin e ardhshëm.

Berisha tha se veriu e veçanërisht Shkodra, është zona më e diskriminuar nga ana e qeverisë. Sipas tij, qeveria e ka trajtuar Shkodrën më keq se edhe vetë pushtuesit që ka njohur ajo.

Kryetari i PD-së, shtoi se Partia Demokratike do të dalë forca dominuese politike në vend dhe se kjo do të dëshmohet me zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Nuk mund të mos theksoj një moment tjetër, e bëjë këtë në mënyrë absolute nga asnjë lloj shtytje tjetër, por thellësisht patriotike dhe atdhetare përsa kohë e dua këtë vend. Përpjekjet në Shkodër dhe kudo duhet të jenë të jashtëzakonshme.

Shkodra dhe veriu trajtohen më keq se çfarë janë trajtuar nga pushtuesit që kanë njohur. Shkodra ka potenciale të një shteti. Zor të gjesh kund një zonë që të kombinojë brigjet më të bukura, ekosistemet më mahnitëse.

Zor të gjesh një vend tjetër që të përfitojë kaq pak nga këto bukuri përrallore për shkak të diskriminimit politik, anti shqiptar të saj. Në javën e fundit, në një debat me superministren e Edi Ramës, shprehet se rruga Vau i Dejës-Koman nuk ka të bëjë me turizmin, të cilën filluam ta ndërtojmë dhe dhanë urdhër ta ndërprisnin. Ata që kanë digat, ata të cilëve u është ndryshuar jeta në shumë mënyra për shkak të liqenëve të mëdha, nuk kanë asnjë lidhje me to.”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit