Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat në selinë blu, tha se shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej këtij viti si kombi më i vjedhur i planetit.
Vjedhja kulmohet me rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij, bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike numër një të shqiptarëve, Portit të Durrësit.
Shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej këtij viti si kombi më i vjedhur i planetit.
Viti që lamë pas ishte vit i një gjenocidi të vërtetë, i një spastrimi të llogaritur etnik të shqiptarëve. Çdo largim i njerëzve nga vendi, që ka në bazë kushtet e kalkulueshme për largimin e tyre, përbën veprim gjenocidal.
Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre u bënë popull i varkave. Skenat e La Manshit, që mbartin në vetvete potencialet tragjike të mëdha, shokuan jo vetëm Britaninë e Madhe, por mbarë Europën.
Edi Rama, me qëndrimin e tij, tregoi se është besnik i etërve të tij, po atë qëndrim, po atë fjalor mbajti ndaj atyre që i përzë nga Shqipëria.
Mijëra të rinj largohen nga Shqipëria se Edi Rama vret shpresën e tyre. Njëlloj si në vitin 1990, kur udhëheqësit komunistë i quajtën jashtëqitje e kombeve, Rama mori për hua etiketën e komunistëve.