Pele nuk ishte fansi i madh i pseudonimit të tij dhe në vend të kësaj donte të njihej me emrin e tij të vërtetë në fillim të karrierës së tij.
Ikona e Brazilit, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare të enjten është një nga futbollistët më të njohur në planet.
Ai njihet në botë me pseudonimin e tij Pele, por që në fakt nuk është emri i tij i vërtetë.
Pele deklaroi se më mirë do të ishte po që se do njihesh si superyll me emrin e tij të vërtetë.
Emri i tij zyrtar është Edson Arantes do Nascimento dhe ky emër u lexua në vitin 2013 kur mori Çmimin e Nderit për Topin e Artë.
Është i ngjashëm me emrin e shpikësit amerikan Thomas Edison, i cili ishte truri pas kamerave filmike, fotografive dhe llambës së dritës.
Pele e vlerësoi punën e tij dhe e quajti Edison ‘të rëndësishëm’ gjatë një interviste për Tuttosport.
Ai tha me shaka se kontributet e Edisonit meritojnë të mbahen mend më shumë se sa ai si Pele.
“Kam pasur një fëmijëri të lumtur. Unë quhem Edson, më pas filluan të më thërrisnin Pele”, deklaroi fillimisht ish-sulmuesi i Santos.
“Nuk më pëlqeu, fillova të grindesha me të gjithë. Isha një fans i Thomas Edison. Çfarë është Pele? Thomas Edison është i rëndësishëm!”, përfundoi Pele.