20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përshkallëzimi në veri të Kosovës u shmang, por çfarë do të ndodhë në vitin 2023?

Kryesoret

Drejtori i Qendrës së Beogradit për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri (Fondi ISAC), Igor Novakoviç, nuk është optimist sikurse është ndërmjetësuesi evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet vitin e ardhshëm.

E re, sipas Novakoviçit, është deklarata e të dërguarit të posaçëm amerikan për dialog, Gabriel Escobar, i cili njoftoi se SHBA-ja do të marrë përsipër formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se, me ose pa qeverinë e Kosovës, do të bëjë një propozim se si duhet të duket ajo.

Në të njëjtën kohë, ai rikujton se marrëveshja e vitit 2013 është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Visar Ymeri, drejtor i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka mendim pak më ndryshe. Ai e sheh krizën aktuale, e cila është në prag të konfliktit, si një hyrje në vendimin për formimin e Asociacionit.

Mirëpo, Novakoviq e sheh vijën e kuqe të Beogradit pikërisht në një skenar të tillë. Ymeri e sheh shkakun e krizës së fundit dhe barrikadave në veri në konfliktin mes këtyre dy koncepteve të ndryshme: Fillimisht themelimi i Asociacionit e pastaj negociatat, ose arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit.

Megjithatë, kalimi prej muajsh nga një krizë në tjetrën në veri të Kosovës çon në përfundimin se përshkallëzimi i plotë i gjendjes vetëm është shtyrë, por nuk është shmangur në tërësi. “Nëse vazhdojnë persekutimet e Kurtit, do të ngrihen barrikada të reja dhe do të mbyllim përgjithmonë veriun për institucionet e Prishtinës”, thonë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ndërsa Visar Ymeri tha për DW se nuk e përjashton vullnetin politik të banorëve në veri, por ai megjithatë beson se “tensionimi në veri ishte i orkestruar dhe i kontrolluar”. /DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit