-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas refuzimeve të Kiarës, Luizi hidhet në krahët e Teas?

Kryesoret

Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

Më tej në bisedë aktorja e ngacmoi edhe për raportin e tij me Tean, me të cilën Luizi ka qenë mjaft i afërt këto ditë.

Ai tha se te Tea i pëlqen fakti që mund të flasë me të për shumë kohë dhe ajo nuk i flet për asnjë nga banorët e tjerë në shtëpi, duke e cilësuar këtë pjekuri nga ana e saj.

Edhe pse ka kaluar pak kohë brenda shtëpisë së BBV2, Luizi duket se ka një pëlqim për Kiara Titon, për të cilën e shpreh shpesh herë.

Por së fundmi, Luizi duket i paqartë në raport me këngëtaren. Teksa bisedonte me Kiarën në oborr, Luizi tha se ajo e ka lodhur.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Unë jam e lumtur që je pjesë e shtëpisë, se më bën të qesh.

Luizi: Po sikur unë mos të të bëj më për të qeshur?

Kiara: E pra ftohet raporti!

Luizi: Më ke lodhur, jam lodhur me ty, realisht. Bëje dallimin midis jam lodhur dhe jam dorëzuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit