-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bernardo Silva kërkon rikthimin te Benfica: Dua të kthehem për t’i ndihmuar ata, jo për të varur këpucët atje

Kryesoret

Mes fushori i Manchester City, Bernardo Silva dëshiron që të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica.

Trajneri i City-t, Pep Guardiola konfirmoi që në fillim të sezonit se klubi nuk do që ta shes mesfushorin pavarësisht interesimit nga Barcelona.

Silva ishte i lidhur me një transferim prej 80 milionë eurosh drejt “Camp Nou”, por besohet se Guardiola bllokoi çdo mundësi për një largim të mundshëm.

Megjithatë, portugezi është i hapur për t’u rikthyer në Benfica në të ardhmen.

“Dua të kthehem në Benfica për t’i ndihmuar ata, por jo për të varur këpucët atje”, tha Silva për “Record”.

“Ëndrra ime nuk ishte të luaja për klubin më të mirë në botë, ishte të luaja për Benfica-n. Kam filluar aty, por kam luajtur shumë pak. Arritja e këtij niveli është një burim krenarie për mua sepse tani jam në një nga klubet më të mira në botë”, shtoi ai.

28-vjeçari me Manchester City-n ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit