-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PE do të heqë imunitetin e dy eurodeputetëve lidhur në rastin e korrupsionit me Katarin!

Kryesoret

Parlamenti Evropian tha të hënën se ka filluar një procedurë për heqjen e imunitetit të dy anëtarëve të tij pas një kërkese nga drejtësia belge që po heton një skandal korrupsioni mes Bashkimit Evropian dhe Katarit. Dy burime pranë hetimit i thanë agjencisë Reuters se dy eurodeputetët janë belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Cozzolino.

Avokati i zotit Tarabella, Maxim Toller, tha se klienti i tij ishte në favor të heqjes së imunitetit. Më parë, eurodeputeti Tarabella mohoi të kishte kryer ndonjë shkelje, duke thënë në një deklaratë se ai nuk kishte “absolutisht asgjë për të fshehur” dhe “do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të hetuesve”.

Në dhjetor, dy burime me njohuri të drejtpërdrejtë për këtë çështje i thanë agjencisë Reuters se Francesco Giorgi, një nga të dyshuarit kryesorë në hetim, së bashku me partneren e tij, nënpresidenten e Parlamentit Evropian të shkarkuar, Eva Kaili, pranoi se kishte marrë ryshfet nga Katari për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian lidhur me Katarin.

Sipas burimeve, Giorgi, një këshilltar në parlamentin e BE-së, tha se dyshonte se eurodeputetët Tarabella dhe Cozzolino kishin marrë para nga Katari. Zonja Kaili ka mohuar shkeljen e ligjit.

Agjencia Reuters nuk mund të konfirmojë nëse Giorgi ka ofruar ndonjë provë për akuzat e tij kundër eurodeputetëve Tarabella dhe Cozzolino.

Më 22 dhjetor, një gjykatës belg vendosi që zonja Kaili të qëndrojë në paraburgim edhe për një muaj tjetër, ndërsa hetimi vazhdon për çështjen e korrupsionit që përfshin Katarin, vendi organizator i Kupës së Botës, në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka goditur BE-në.

Kaili, e cila është greke, akuzohet edhe për marrje ryshfeti nga Katari. Ajo ka deklaruar më herët përmes avokatit të saj se është e pafajshme./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit