Trupi është zhvendosur nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo ku ai ndërroi jetë, në stadiumin e Vila Belmiro, që i përket klubit të zemrës për të cilin luajti për shumë vite e ku mori famë botërore.
Një karvan me makina të familjarëve shoqëronte Pele në këtë udhëtim të fundit, teksa policia kishte rrethuar plotësisht stadiumin, ku që pas mesnatës ishin mbledhur me dhjetëra tifozë të cilët kërkonin që të nderonin praninë e Pele, duke shpalosur flamuj gjigandë të Santos dhe legjendës.
Pritet që homazhet të vazhdojnë gjatë të gjithë ditës së sotme, teksa parashikohet që më pas trupi i tij të vendoset në një mauzoleum të veçantë në nekropolin e qytetit të Sao Paulos. Aty parashikohet të ndërtohet një strukturë ku të jetë e mundur që njerëzit të vizitojnë herë pas here varrin e legjendës braziliane.