Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të jetë një mbret i vërtetë në Arabinë Saudite pas transferimit të tij te ekipi i Al Nassr.
Ronaldo do të ketë fuqi të madhe në klubin e tij të ri.
Sipas raportimeve 37-vjeçari, i cili iu bashkua së fundmi klubit të ri do të ketë të drejtë edhe ta ndërrojë trajnerin, nëse atij nuk i përshtatet dhe nuk i pëlqen.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “CBS Sports”.
Aktualisht, trajner i Al Nassr është trajneri, Rudi Garcia, i cili më parë i ka drejtuar klubet si Roma, Lyon e Marseille.
Ronaldo u largua me marrëveshjen nga të dyja palët nga Manchester United në muajin nëntor të vitit që lam pas.
Shkak i cili u bë një interviste shokuese dhe të rëndë për “Djajtë e Kuq”.
Edhe pse fillimisht u mundua të sistemohej në një klub tjetër evropian, CR7 nuk gjeti klub që luan në Champions League dhe në fund përfundoi në Arabinë Saudite, ku iu bë një ofertë marramendëse prej afro 200 milionë dollarësh në vit, duke u bërë lojtari më i paguar në botë.