Zjarr, dhuna dhe viktima në një burg në Meksikë. Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në veri të Meksikës, pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr. BBC shkruan se autoritetet thonë se të dyshuarit me automjete të blinduara u vendosën para burgut dhe filluan të qëllonin me armë zjarri ndaj rojeve.
Policia thotë se rreth 24 të burgosur u arratisën, si dhe u plagosën edhe 13 persona. Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut. Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale pas kësaj.
Përleshjet brenda burgut, ku të burgosurit nga banda të ndryshme kriminale dhe kartele të drogës ishin sistemuar në qeli të veçanta, lanë gjithashtu 13 të plagosur. Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut.
Një grua tha se sulmuesit ishin të veshur me të zeza, ishin më të armatosur se policia dhe qëllonin në çdo automjet që kalonte. Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale pas kësaj.