Arrestohet vrasësi i biznesmenit Edmond Papa dy javë më parë te Komuna e Parisit në Tiranë. Ai është Albano Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë, Përmet dhe banues në Tiranë.
“E ndoqën si hije”! Ky është killeri që ekzekutoi biznesmenin në Tiranë
Në kërkim është shpallur bashkëautori, A. B. 44 vjeç, banues në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u sekuestruan në cilësinë e provave materiale automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celularë.
Por si ndodhi ngjarja?
Policia thotë se nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë biznesmenin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit më 16 dhjetor 2022 në një lokal poshtë shtëpisë së vëllait.
EMRI/ Ky është i riu që qëlloi me 6 plumba biznesmenin në Tiranë
Policia thotë më tej se drejt në gjurmët e autorëve e çuan kamerat e sigurisë dhe makina që përdorën autorët në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, kur erdhën dhe ikën. Drejtoria e policisë nuk jep motivet e vrasjes dhe nëse lidhet me pistën e dy vrasjeve në Athinë.