-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Ky është i riu që qëlloi me 6 plumba biznesmenin në Tiranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i vrasësit të biznesmenit Edmond Papa dy javë më parë te Komuna e Parisit në Tiranë. Killeri është Albano Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë, Përmet dhe banues në Tiranë. Në kërkim është shpallur bashkëautori, A. B. 44 vjeç, banues në Tiranë.

“E ndoqën si hije”! Ky është killeri që ekzekutoi biznesmenin në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u sekuestruan në cilësinë e provave materiale automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celularë.

Dy provat që zbuluan autorët

Policia thotë se nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë biznesmenin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit më 16 dhjetor 2022 në një lokal poshtë shtëpisë së vëllait.

Arrestohet vrasësi i biznesmenit te Komuna e Parisit

Policia thotë më tej se drejt në gjurmët e autorëve e çuan kamerat e sigurisë dhe makina tip “Audi” që përdorën autorët në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, kur erdhën dhe ikën. Drejtoria e policisë nuk jep motivet e vrasjes dhe nëse lidhet me pistën e dy vrasjeve në Athinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit