Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Albano Velon, që është arrestuar me akuzën e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.
30-vjeçari me origjinë nga Këlcyra, por banues në Tiranë u arrestua nga policia e kryeqytetit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Në kërkim u shpall edhe A.B. 44 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar Velon, që ishte jo vetëm organizator, por edhe ekzekutor.
FOTO/ Mori hakun e shokut “Sanço”! Kush është killeri që i futi 6 plumba biznesmenit në Tiranë?
Në njoftimin për mediat, policia nuk dha detaje se cila ishte arsyeja e vrasjes, por dyshimet janë të forta dhe lidhen me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt, të njohur si “Sanço”, ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.
Velo thuajse 6 muaj më pas është hakmarrë duke e vrarë biznesmenin. Edmond Papa ishte dënuar më herët në Greqi për trafikun e lëndëve narkotike. Pikërisht një larje hesapesh nisur nga konflikti i drogës dyshohet se solli vrasjet njëra pas tjetrës. Gjithashtu, pak ditë pas vrasjes së Edmond Papës, u vranë në Greqi 2 shqiptarët Kreshnik Çerçizaj e Armando Organaja.
Xhiroja e fundit! Flet shoku i “Sanços”: E vërteta e vrasjes së biznesmenit në Tiranë
Mediat greke flasin për një lidhje të ngjarjeve në Tiranë dhe Athinë dhe për rastin e dy shqiptarëve theksojnë se u porositën nga Klodjan Lekocaj, i burgosur në Greqi, për shkak të humbjes së 700 kg kanabisi. Megjithatë nuk ka asgjë zyrtare nga organet në Shqipëri dhe Greqi.