-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti: Kush janë politikanët që korruptoi Ervis Martinaj?

Kryesoret

Eksperti i policisë Fatjon Softa beson se biznesmeni i basteve i zhdukur prej gushtit, Ervis Martinaj është gjallë. Ai renditi disa arsye se përse 40-vjeçari, sipas tij ka inskenuar vdekjen.

Nëse zbardhet rasti i Ervis Martianjt do të përfshijë edhe shumë ngjarje të tjera, brenda saj ka figura nga policia apo politika, apo drejtues të lartë të implikuar, apo përfolur për lidhjet që ka pasur.

E shoh të vështirë për t’u zbardhur. Presim të ketë një informacion apo një zbardhje për të treguar rrënjët, për të gjetur kush janë të përfshirë.

Autori do të ishte një nga çelësat e artë për të zbuluar grupet kriminale.

Ai (Ervis Martinaj) duhet të jetë gjallë, pasi arriti t’u shpëtojë shumë arrestimeve dhe atentateve, ka pasur bashkëpunëtorë të një niveli të lartë në polici dhe infrastrukturë policore. Ka qenë i kudondodhur.

Ai (Ervis Martinaj) ka një pasuri goxha të madhe që arrite të korruptonte. Unë e quaj si rasti i Pecorellit (biznesmenit italian) që inskenoi vdekjen e tij (në Pukë), por më pas u gjet në Itali dhe u arrestua.

Mundësia për t’u fshehur në Shqipëri apo Kosovë, apo për të bërë operacione plastike ekzistojnë” tha Fatjon Softa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit