Albano Velo, 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është arrestuar si organizator dhe autor i atentatit ndaj Edmond Papës. Në kërkim është bashkëautori tjetër, i identifikuar si A.B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit pranë një lokali.
EMRI/ Ky është i riu që qëlloi me 6 plumba biznesmenin në Tiranë
Në kuadër të operacionit ‘Eagle Eyes’, forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip ‘Audi’ të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas krimit. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular.
Edmond Papa, 49 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës. Ndaj tij u zbrazën 9 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Papa ishte dënuar më herët në shtetin fqinj të Greqisë për trafikun e lëndëve narkotike.
Pista kryesore e ngritur që në nisje të hetimeve ka qenë ajo e një konflikti të mundshëm mes Papës dhe personave të tjerë për trafikun e drogës.
Pak ditë pas vrasjes së Edmond Papës, u vranë në Greqi 2 shqiptarët Kreshnik Çerçizaj e Armando Organaja. Ekzekutimet dyshohet se janë të porositura nga Klodjan Lekocaj, i burgosur në Greqi, për shkak të humbjes së 700 kg kanabisi.