Nazan Shero, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, e cila po heton rastin e vrasjes dhe plagosjes së të rinjve nga Kukësi, ka deklaruar se dëshmitarët e intervistuar e kanë përmendur shumën prej 400 eurosh si motiv të mundshëm për këtë ngjarje tragjike. Por, ajo thekson se sa janë të sakta këto deklarata mbetet për t’u vërtetuar pasi rasti është në hetim e sipër.
Festa që u kthye në tragjedi! Një në varr, një i plagosur dhe “Kobra” që qeli për 400 Euro
Prokurorja Shero tha se pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj është mbrojtur në heshtje duke mos pranuar të flasë. “Sa janë të sakta nuk mundemi me ditë se jemi në hetim e sipër dhe për momentin jam duke ndërmarrë veprime hetimore.
Janë deklaratat e dëshmitarëve që flitet për 400 euro mirëpo ai (Dibran Hoxhaj) është mbrojtur në heshtje”, tha Shero për mediat në Kosovë. Pas bastisjes, është mbyllur lokali “Kobra City” në Prizren. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.
E PLOTË/ Si ndodhi përleshja në lokalin e Dibranit? I plagosuri: “Kobra” na ndoqi me armë