-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë jam Kobra”! Luks dhe e shkuara, kush është i forti që u futi plumbat kuksianëve?

Kryesoret

Një sulm me armë zjarri në Prizren i ka marrë jetën 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengut si dhe ka lënë të plagosur 27-vjeçarin Rufgen Shehu.

Sipas dëshmisë të të plagosurit dhe personit që i ka transportuar me makinë, por edhe policisë së Kukësit dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa qytetarë nga Kosova.

Ky është Dibrani, pronari problematik i ‘Kobrës’ në Prizren, që vrau 31-vjeçarin kuksian!

Në momentin që 31-vjeçari Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe Arben Basha po largoheshin me automjet, sipas policisë dyshohet qytetari nga Kosova Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Por kush është autori?

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Kuksianët sherr me armë me kosovarët në një lokal nate në Prizren, 1 i vdekur!

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Nga një vështrim i thjeshtë në profilin e tij në Facebook konstatohet jeta mes luksit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit