Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas një sherri në një lokal nate në Prizren. Autoritet bëjnë me dije se është arrestuar autori Dibran Hoxhaj.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje te qytetit të Prizrenit në lokalin e njohur me emrin “Kobra”, pas sherri fizik të ndodhur mes tyre në lokalin e autorit.
FOTO/ Erdhi nga Franca për Vitin e Ri, ky është kuksiani që vrau “Kobra”
Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin. Nga sherri sipas policisë së shtetit ka mbetur i vdekur 31-vjeçari Visart Cengu nga Kukësi dhe i plagosur ka mbetur Rufgen Shehu, 27 vjeç.
Viktima, së bashku me të plagosurin dhe shokun e tyre Arben Basha janë konfliktuar fizikisht me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren.
“Unë jam Kobra”! Luks dhe e shkuara, kush është i forti që u futi plumbat kuksianëve?
Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me arme. Plumbat kanë prekur dy prej tyre dhe më pas ata janë nisur drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës.
27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
E PLOTË/ Si ndodhi përleshja në lokalin e Dibranit? I plagosuri: “Kobra” na ndoqi me armë
Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.
Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.
Autori i ngjarjes Dibran Hoxhaj ka qenë i dënuar më parë për vrasje, trafik droge dhe përleshje fizike në Prizren.