-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak, vrap dhe plumba! Dosja: Si e ndoqi “Kobra” kuksianin deri te parkingu (E PLOTE)

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prizren caktoi sot masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj gjashtë të pandehurve, të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur në lokalin e natës “Kobra City”. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, masa e sigurisë ndaj të pandehurit Dibran Hoxhaj të njohur si “Kobra” është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova. Kurse ndaj pesë të dyshuarve tjerë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje. Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata lë “Kobrën” në qeli për 1 muaj

Shpjegimi në dosje! Hap pas hapi si ndodhi vrasja e Visart Cengut nga “Kobra”

Në arsyetim theksohet se “i pandehuri D.H., më datë 3 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij ‘Kobra City’, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve të lokalit me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa Angleze, për tu larguar, ku në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtie në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, e ku si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.

Ekskluzive/ Xhaxhai: Darka e fundit e nipit te “Kobra”! Ordineri i mbylli derën vëllait

I pandehuri D.H., sipas Gjykatës ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani të tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë. Sipas Gjykatës i njëjti e ka hequr pajisjen e DV nga lokali i tij, me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale. Ndërsa për të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”., marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri të pandehurit mund të fshihen apo të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh veprat penale të cilat i ngarkohen të dyshuarve dhe pasojat e rënda që kanë shkaktuar, dhe me lënien e të pandehurve në liri ekziston rreziku i kryerjes së veprave penale të tjera.

Njihet nga të gjithë si “Kobra”, por si e mori emrin e gjarprit Dibran Hoxhaj?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit