Me përfundimin e festave të fundvitit, mbaruan dhe ditët e pushimit për emigrantët shqiptarë, të cilët po rikthehen me shpejtësi në vendet ku ata jetojnë e punojnë.
Nga të dhënat zyrtare raportohet se për datën 03 janar, në Kapshticë kanë hyrë 2591 shtetas dhe kanë dalë 5192.
Ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 2634 dhe kanë dalë 2848 shtetas.