-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Djali i drejtorit, ky është polici që u kap me drogë dhe shau kolegët

Kryesoret

Publikohet fotoja e efektivit të policisë Rrugore të Tiranës që është arrestuar pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Dhjetor 2022, kur efektivi i rrugores Renato Feri u pikas nga forcat ‘Shqiponja’ duke udhëtuar me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Çau postbllokun dhe u arratis! Polici kapet me drogë në Tiranë

Forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetit të efektivit të policisë, i cili ishte me xhama të errësuara. Drejtuesi i mjetit, efektivi Renato Feri, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkuan të ndalonte.

Më pas ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t’i shajë dhe ofendojë kolegët. Fill pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej. Forcat Shqiponja lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores.

Shau kolegët dhe iu gjet drogë! Efektivi i arrestuar, djali i drejtorit në policinë e shtetit

Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Renato Feri është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit