-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata lë në qeli “ushtarët” e laboratorit të kokainës në Frakull

Kryesoret

Nuk ka liri. Gjykata e Apelit të Posaçëm la sot në burg 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Konkretisht u refuzua dalja nga burgu për Enxhi Ferhatin, Bledar Matoshin, Klajdi Matoshin, Redin Meshin dhe Julian Malajn, që do të vijojmë të qëndrojnë në burg.

Pretendimi i tyre ishte se nuk ka lidhje me kokainën dhe nuk kishin dijeni për ngarkesën, por gjykata e refuzoi. SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën gjykatën.

Pesë personat e tjerë të arrestuar, mes tyre Viktor Çervanaku, i cili më herët ka qenë kryetar komune dhe deri kur u arrestua ishte drejtor në OST, vëllai i tij Zenel Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku etj nuk e kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar me burgun.

Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, për një sasi prej 430 kg kokainë me vlerë në treg mbi 40 milionë euro.

Ishte DEA Amerikane ajo që sinjalizoi policinë shqiptare në lidhje me laboratorin e drogës në Fier. Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me plehu kimik në banesën e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit