Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë pas vrasjes së kuksianit në orët e para të ditës së djeshme.
Në momentin që pa kamerat përballë, Hoxhaj i njohur si “Kobra” me pranga në duar tentoi të fshihej.
31 vjeçari Visart Cengu ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit, ndërsa Rufgen Shehu shpëtoi me plagë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit.
Sot u përcoll për në banesën e fundit Cengu. I vetmi që shpëtoi pa plumba nga të shtënat e “Kobrës”, Dibran Hoxhajt ishte shoferi Arben Basha.
E qëlloi “Kobra”! Spitali i Traumës për “5pyetjet.al”: I plagosuri, jashtë rrezikut