Lidhur me protestën e opozitës e mbajtur diën e diel përpara Kryeministrisë dhe më tej në formën e një marshimi e cila pati edhe përplasje me policinë, mes 7 të proceduarve penalisht janë edhe 3 italianë.
Sipas burimeve bëhe me dije se të tri italianët janë marrë në pyetje nga hetuesit, por kanë refuzuar të japin shpjegime lidhur me arsyet e përfshirjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si u bënë pjesë e tubimit të Partisë Demokratike.
Ndërkohë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë ende.









