-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia paralajmëron Greqinë për pasoja të rënda nëse tenton zgjerimin e ujërave territoriale!

Kryesoret

Turqia ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundrejt pretendimit të Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale me 12 milje. Ibrahim kalin, përfaqësuesi i presidentit turk, Erdogan ka deklaruar se nëse Greqia do të tentonte të zgjeronte ujërat e saj territorialë me më shumë se 6 milje, do të përballej me një përgjigje të ashpër të Turqisë.

I pyetur nga gazetarët mbi reagimin e Turqisë nëse Greqia do të zgjeronte ujërat e saj territorialë në Kretë, Kalin tha se do të kishte kundërshtime të menjëhershme dhe të ashpra.

“Së fundmi, ministri i Jashtëm tha gjithashtu se çdo zgjatje prej më shumë se 6 milje, jo. 12 milje, do të përballet me kundërshtime të menjëhershme, kundërshtime dhe rezistencë të ashpër nga Turqia. Le ta bëjmë të qartë. Lëri 12 milje, nuk është e mundur të pranohet nëse i zgjasin mbi 6, 7, 8 dhe 9 milje. Dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për Greqinë. Ne presim dhe shpresojmë që ata të mos shkojnë në një rrugë të tillë. Nëse ata marrin hapa në këtë drejtim, ne nuk do t’i lëmë kurrë pa përgjigje”- tha përfaqësuesi i presidentit turk.

Sipas tij një përpjekje e tillë e Greqisë është kundër ligjit ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit