-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kukësi vajton të riun që vrau “Kobra” për 400 Euro: Shpirti i bardhë i Visit…

Kryesoret

Sot do të përcillet për në banesën e fundit i riu Visart Cengu që u vra në orët e para të ditës së djeshme në Prizren. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në qytetin e Kukësit.

“Mbarë  familja Cengu, ngushëllime për Visartin. Shuarja e birit tuaj na ka tronditur thellë. Na lejoni ta bashkëndajmë dhimbjen për këtë rast të rëndë që ndodhi në këtë fillimvit.

Shpirti i bardhë i Visit u prehtë në paqe e juve Zoti ju dhashtë forcë për  ta përballuar dhimbjen” shkruan njëri prej të afërmeve.

Cengu sapo kishte ardhur nga Franca për të kaluar festat e fundvitit në atdhe dhe mbrëmjen e së hënës kishte shkuar për të festuar në Prizren.

Por në momentin e largimit nga lokali i natës janë konfliktuar me pronarin Dibran Hoxhaj të njohur si “Kobra” i cili ka zbrazur armën duke lënë të vdekur Visartin dhe plagosur shokun e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit