-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Al-Nassr nuk e ka regjistruar akoma Ronaldon në ekipin e tyre, ja cila është arsyeja

Kryesoret

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo të duhet të presë edhe më shumë për të bërë debutimin e tij te ekipi arab, Al Nassr.

Arsyeja e pritjes është se klubi saudit ka tejkaluar kuotën për lojtarë të huaj, thanë burimet e klubit për AFP të enjten.

37-vjeçari tha se dëshironte të luante sa më shpejt që të ishte e mundur, duke filluar me ndeshjen e së enjtes në shtëpi kundër Al Ta’ee.

Por Ronaldo është lojtari i nëntë i huaj i Al Nassr, një më shumë se tetë të lejuar nga autoritetet e futbollit saudit.

Ndeshja në Mrsool Park me kapacitet prej 25,000 personash u shty përfundimisht për një ditë deri të premten për shkak të “defekteve elektrike” të shkaktuara nga shiu i madh, tha Saudi Pro League.

“Al Nassr nuk e ka regjistruar ende sepse nuk ka vend të lirë për një lojtar të huaj”, tha për AFP një zyrtar i Al Nassr, i cili dëshiroi të mbetej anonim sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.

“Një lojtar i huaj duhet të largohet për të regjistruar Ronaldon, qoftë duke e shitur ose duke e ndërprerë kontratën me pëlqim reciprok”, shtoi zyrtari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit