Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar sot ankimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirim nga qelia. Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest ne burg”.
Koka qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, ndërsa ndaj tij rendojnë dy masa sigurie, një për hetimin e inceneratorit të Fierit dhe një për atë të Elbasanit.
Në hetim janë edhe Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratorit dhe ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.
Pasuritë e sekuestruara për dosjen
Inceneratori i Elbasanit
Apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.