-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata i shton edhe 2 muaj dënim ish-policit serb Dejan Pantiç

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.01.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak në çështjen penale kundër të pandehurit, Dejan Pantiç.

Dënim i Pantiç lidhet ne kryerjen e veprës terroriste sipas nenit 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet  masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes  Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special./ Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit